Kredia frikëson qytetarët, bien kërkesat në banka Banka Kredi

Kredia-frikeson-qytetaret-bien-kerkesat-ne-banka-Banka-Kredi

Kredia frikëson qytetarët, bien kërkesat në banka #kredi Banka Kredi – 2022

#kredi #kredikartı #kredinotu

15 Şahıs Okudu – 0 Şahıs Beğendi Sende Beğen Yorum Yap

Çmimi i banesave dhe normat e larta të interesit kanë stepur qytetarët për të kërkuar kredi në banka. Nga ana tjetër, bizneset kanë rritur kërkesën për hua, duke kërkuar të fusin energji alternative në rrjetin elektrik.

Kreditë po paguhen disa herë më shtrenjtë se vitet e kaluara në këtë periudhë, por interesi për të kërkuar borxhe të reja tek bankat mbetet i lartë nga bizneset.

Këta të fundit kanë rritur kërkesën për të mbuluar nevojat për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, si pasojë e shtimit të kostove nga rritja e përgjithshme e çmimeve.

Kostot e shtuara, sidomos për energjinë, kanë shtyrë tregtarët të kërkojnë alternativa të reja investimi.

Nga ana tjetër, individët janë stepur në periudhën korrik-shtator. Ata kanë kufizuar hyrjen në bankë për të kërkuar kredi të cilat mbulojnë nevojat për konsum apo blerje banese. Me normat e interesit, që arritën në 4.5% dhe rritjen e shpejtë të çmimit të apartamenteve, frika për një blerje të tillë dhe shlyerje në vite është rritur.

Bankat kanë shtrënguar kushtet për kreditim, pas disa vendimeve të marra këtë vit nga Banka e Shqipërisë që e kanë rritur normën bazë të interesit në 2.75%.

Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit https://euronews.al/al për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.

Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: https://bit.ly/3oEW3AU
Na ndiqni në Instagram: https://www.instagram.com/euronews_al…
Feysbuk: https://www.feysbuk.com/euronews.al/
Twitter: https://twitter.com/EuronewsAlbania#EdicioniInformativ#LajmiFundit#Euronewsalbania

Yazı gezinmesi

Mobil sürümden çık